Lajmet

Google+ do të krijojë video të personalizuara që do të përmbledhin fotot e publikuara

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Google+ do të krijojë video të personalizuara që do të përmbledhin fotot e publikuara

google_plus_holidays-630x322Google ka njoftuar se mjeti i mrekullueshëm Auto Awesome që shërben për editimin e fotove dhe videove në Google+ do të gjenerojë automatikisht video përmbledhëse të vitit 2013 për disa përdorues të përzgjedhur.

Këtë dhuratë do munden t’a përfitojnë vetëm ata që janë treguar besnikë ndaj këtij rrjeti social dhe kanë publikuar vazhdimisht foto në të. Në qoftë se përfshiheni dhe ju në listën e përdoruesve me fat atëherë videoja do të shfaqet në llogarinë tuaj gjatë javës së ardhshme.

Ky është një veprim i zgjuar nga Google pasi do të kursehet kohë për përdoruesit të cilët nuk do të jetë e nevojshme të përzgjedhin vetë fotot ose videot specifike.

Gjithashtu disa përdorues mund të binden të aktivizojnë ngarkimin automatik në mënyrë që të përfitojnë vitin tjetër nga kjo mundësi që ofron Google për kujtimin e ngjarjeve të kaluara.

Në qoftë se dëshironi të shihni një shembull të një përmbledhjeje vjetore të realizuar me Auto Awesome mund të drejtoheni në linkun e mëposhtëm: https://plus.google.com/+anilsabharwal/posts/DY2iSB7UFaP (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>