Harduer

Google do të lançojë dy modele smartfonësh të linjës Nexus këtë vit

Mar 1 2015
0 Shpërndarje
Google do të lançojë dy modele smartfonësh të linjës Nexus këtë vit

NexusÇdo vit Google rekruton partner për ta ndihmuar atë në krijimin e pajisjeve të reja Nexus. Deri më tani kjo kompani ka bashkpunuar me HTC, Samsung, LG, Motorola dhe Asus. Produkti më i fundit Nexus i Google ka ardhur në bashkpunim me Motorola dhe është quajtur Nexus 6.

Një raport i ri i zbuluar në uebfaqen e njohur kineze Weibo ka zbuluar se Google mund të jetë duke bashkpunuar me dy prodhues kinez për krijimin e dy pajisjeve të reja Nexus që Google ka planifikuar të lançojë gjatë këtij viti.

Ky burim sugjeron se Google do të sjellë një model të nivelit të lartë Nexus 7 në bashkpunim me LG dhe një Nexus 7 të nivelit mesatar i ndihmuar nga një prodhues kinez. Ka të ngjarë që këto pajisje të përdorin linjën e proçesorëve Hisilcon Kirin të Huawei. Kjo do të thotë që partneri tjetër i Google pritet të jetë Huawei. Deri më tani e gjitha kjo është një spekullim por informacioni i publikuar nga Weibo duket se ka vërtetësi në përbërje të tij. Nëqoftëse ky lajm rezulton të jetë i vërtetë smartfoni Nexus 7 pritet të lançohet brenda këtij viti. Por Google ka tashmë një tablet Nexus 7 ndaj pritet që të shohim një emërtim të ri mbi këtë smartfon. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>