Lajmet

Google do të lançojë një aplikacion shkëmbimi mesazhesh për smartfonë

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
Google do të lançojë një aplikacion shkëmbimi mesazhesh për smartfonë

A Google logo is seen at the entrance to the company's offices in TorontoGjiganti i softuerëve Google po planifikon të lançojë një aplikacion chat-i për smartfonë, raportoi gazeta Economic Times.

Thuhet se ky aplikacion fillimisht do të testohet në Indi dhe disa tregje të tjerë. E përditshmja tha se kompania është në fazat e para të krijimit të këtij aplikacioni, në të cilin nuk do të jetë e nevojshme përdorimi i një llogarie Google.

Nëse arrin të lançohet ky aplikacion do të konkurrojë aplikacionet ekzistuese si WhatsApp, Viber, Line dhe Hike. Kompania me bazë në Kaliforni po i kushton vëmendje dhe vendndodhjes, për këtë arsye ajo i ka shtuar aplikacionit gjuhën indiane dhe opsionin e përkthimit zë-tekst.

Një zëdhënës i Google refuzoi të fliste rreth kësaj çështje. Kjo është një provë e fortë se Google po mundohet gjithnjë e më shumë të zgjerojë territorin e saj në botën e teknologjisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>