Lajmet

Google do të largojë mbështetjen për Internet Explorer 9 në AdWords

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Google do të largojë mbështetjen për Internet Explorer 9 në AdWords

internet-explorer-logoGoogle ka njoftuar se do të largonte mbështetjen për Internet Explorer 9 në AdWords në fund të muajit. Më 30 qershor 2014, përdoruesit e IE do të munden ta aksesojnë shërbimin vetëm me IE 10 ose IE 11.

Për ata që nuk e dinë, AdWorkd ju lejon të vendosni reklama sipër, anash dhe poshtë rezultateve të kërkimit të Google. Shërbimi mbështet versionet më të fundit të Chrome, Firefox, IE dhe Safari.

Google po tregohet mjaft agresiv me largimin e suportit me versionet më të vjetra të Internet Explorer veçanërisht në shërbimet e saj më popullore. AdWords në këTë rast po kërkon nga Microsoft që të punojë për t’ju krijuar mundësinë përdoruesve ta aksesojnë shërbimin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>