Analiza

Google do të mbajë nën vëzhgim disa punonjës për 100 vite për të vëzhguar lumturinë e tyre

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Google do të mbajë nën vëzhgim disa punonjës për 100 vite për të vëzhguar lumturinë e tyre

google-guyKompania Google po planifikon që të “spiunojë” punonjësit e saj për 100 vitet e ardhshme për të gjetur recetën e fshehtë që i bën ata të lumtur dhe më të angazhuar për një periudhë më të gjatë kohore. Ky lajm është bërë i ditur nga zëvendës presidenti i lartë i Operacioneve me Njerëz në Google, Laszlo Bock, në Harvard Business Review. E frymëzuar nga Studimi i Framingham Heart, i cili filloi 65 vite më parë në Masaçusets, me më tepër se 5,000 njerëz, Google ka filluar studimin e vet, i synuar për të kuptuar punën, që është një element mjaft i rëndësishëm i jetës.

Kompania tashmë ka zgjedhur rastësisht mbi 4,000 punonjës në studimin që ka planifikuar, ndonëse sipas ekzekutivit, pjesëmarrja nuk është e detyruar dhe është e fshehtë. Secili person i nënshtrohet dy sondazheve të thella çdo vit, që mbulojnë “tiparet që janë statike, si personaliteti; karakteristikat që ndryshojnë, si qëndrimi rreth kulturës, projekteve të punës dhe bashkëpunëtorët; dhe si punëtorët e Google përshtaten në rrjetën e marrëdhënieve përreth nesh.” Google më pas planifikon të shikojë “se si të gjithë këta faktorë ndërveprojnë, e po ashtu edhe karakteristikat e tjera biografike si zotërimi, roli dhe funksionimi.”

Në dy vite që kur ka filluar ky studim, kompania ka mësuar që dy nga tre punonjës të Google ende mendojnë për punën kur janë në shtëpi, ndërsa vetëm 31 për qind e tyre janë në gjendje që ta ndajnë jetën e punës me jetën e shtëpisë. Kompania ka mësuar po ashtu që gjysma e ish-grupit të vet do të parapëlqente që ta linte punën prapa kur ata e linin zyrën në vend se të qëndronin të fiksuar për të edhe pas arritjes në shtëpi.

Për ta rregulluar këtë, Google bëri një provë për punonjësit e vet irlandezë e quajtur “Dublini errësohet” për të parë nëse do të mund t’i ndihmonte ata që të ndahen nga puna. Programi i ka pyetur punonjësit për të hequr pajisjet e tyre mobile që ishin të lidhura me punë në tavolinën e përparme përpara se të shkonin në shtëpi.

“Google-rët u raportuan me mbrëmje të hareshme, pa stres,” shkroi Brock në rezultatet e eksperimentit. “Ngjashëm, mirëqenia mund të përmirësohet me kalimin e kohës duke iu kërkuar punonjësve që të injorojnë e-mailet jashtë orarit të punës dhe për të përdorur të gjitha ditët e tyre të pushimit. Natyra afat-gjate e këtyre pyetjeve sugjeron që vlera e vërtetë e ADN-së do të marrë vite për t’u realizuar.”

Duke pasur parasysh sasitë e mëdha me të dhëna personale nga konsumatorët me të cilët Google merret të cilat edhe i analizon me sukses, programi që shikon se si puna ndikon në jetë duket të ketë qenë një përkim i përsosur për një kompani që ka mjaft përvojë me analizim të të dhënave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>