Lajmet

Google do të mbulojë kostot e kontrolleve mjekësore të punonjësve të saj

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Google do të mbulojë kostot e kontrolleve mjekësore të punonjësve të saj

Google7Google së shpejti do të fillojë të mbulojë kostot e kontrolleve Foundation Medicine’s DNA për zbulimin e kancerit të punonjësve dhe familjarëve të tyre.

Kjo iniciativë është pjesë e paketës së përfitimeve mjekësore. Ky konsiderohet si një bonus për të gjithë punonjësit e Google dhe familjet e tyre.

Google refuzoi të komentonte rreth kësaj çështjeje, ndërsa krijuesi i fondacionit Michael Pellini konfirmoi një marrëveshje mes atyre dhe Google. Pjesë e kësaj pakete falas do të përfshihen dy kontrolle mjekësore, shuma e të cilëve varion nga 5.800-7.200$. Google do të mbulojë këto shpenzime duke filluar që nga janari i vitit të ri.

Kjo nismë e Google ndjek lajmërimin e Silicon Valley ku thuhej se kompanitë teknologjike si Apple dhe Facebook do të mbulojnë kostot e ‘ftohjes së vezëve’ të punonjëseve femra. Në Silicon Valley kompanitë janë duke konkurruar mes tyre për të ofruar përfitime mjekësore për stafin e tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>