Lajmet

Google do të mbyllë shërbimin Orkut më 30 shtator

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Google do të mbyllë shërbimin Orkut më 30 shtator

152807970-798x310Google ka njoftuar se ka në plan të mbyllë shërbimin e saj të rrjetit social Orkut. Platforma do të mbyllet zyrtarisht më 30 shtator ku përdoruesit nuk do të munden të aksesojnë llogaritë e tyre e as të eksportojnë albumet në Google+.

Që nga dita e djeshme do të jetë e pamundur për përdorues të rinj të hapin një llogari në Orkut. Përdoruesit aktual munden të aksesojnë shërbimin normalisht, ndërsa Google thotë se tre muaj mjaftojnë për të kaluar në Google+. Ata munden ti eksportojnë të dhënat e profilit të tyre, postimet dhe imazhet e komunitetit duke përdorur Google Takeout.

Orkut ka qenë mes nesh për më shumë se një dekadë dhe për të ruajtur trashëgiminë e saj, Google do të ruaj të gjithë komunitetet e sitit në një arkivë. “Kanë qenë 10 vite fantastike, dhe ne ju kërkojmë ndjesë atyre që vazhdimisht e përdorin shërbimin”, – tha Paulo Golgher, inxhinier pranë Google.

Aplikacioni Orkut do të largohet nga Google Play dhe App Store. Google tha se do të fokusojë përpjekjet e saj në YouTube, Blogger dhe Google+ për të ecur përpara. Asnjëri nga këto shërbime nuk u përfol në konferencën I/O javën kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>