Lajmet

Google do të njoftojë përdoruesit për informacionet e larguara nga rezultatet e kërkimit

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Google do të njoftojë përdoruesit për informacionet e larguara nga rezultatet e kërkimit

3191-Google-reportedly-plans-to-alert-European-users-ofGoogle është duke marrë hapa për t’u siguruar që përdoruesit në Evropë e dinë që disa rezultate të caktuara të kërkimit janë larguar për shkak të një vendimi të bërë muajin e kaluar nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GjDBE).

Vendimi deklaronte që individët duhet ta kenë të drejtën për të larguar informacionet e vjetruara për veten nga rezultatet e makinës së kërkimit, që çonte në paraqitjen e një formulari online nga Google që kërkonte nga përdoruesit paraqitjen e kërkesës për largim të lidhjeve të vjetruara dhe të dëmtuara.

Sipas The Guardian, Google është duke planifikuar që të përfshijë një indikacion në faqet e rezultateve të kërkimit që t’ua bëjë me dije përdoruesve që disa lidhje janë larguar, ngjashëm sikur që i trajton rezultatet e kërkimit që mund të çojnë në përmbajtje të kopjuar pa autorizimin e autorit origjinal.

Më parë e kuptuam që lidhjet e larguara me sukses do të largohen vetëm nga rezultatet e kërkimit që shfaqen në versionet specifike të Google për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por këto rezultate ende do të jenë të dukshme në Google.com. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>