Lajmet

Google do të ofrojë linjën e emergjncës globale për të luftuar trafikun e njerëzve

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Google do të ofrojë linjën e emergjncës globale për të luftuar trafikun e njerëzve

Është vlerësuar se numri total i viktimave në trafikun njerëzor në mbarë botën është rreth 20 milion.

Në përpjekje për të luftuar trafikimin dhe për të ndihmuar sa më shumë viktima të jetë e mundur Google ka lançuar një projekt së bashku me tre organizata mbrojtëse: Polaris Project, Liberty Asia dhe La Strada International.

Projekti i quajtur “Rrjeti hot line i trafikimit të njerëzve” ka për qëllim krijimin e një linje globale komunikimi të konsoloduar që lidhet me një rrjet të bazuar tek të dhënat.

Ideja e projektit ka të bëjë me luftimin e trafikantëve që përdorin teknologji të sofistikuar nëpërmjet disa teknikave speciale si dhe shfrytëzimin e linjave ndihmuese në gjithë globin “helplines”.

Sipas Google këto linja janë të izoluara, megjithatë do të përpiqen që me të dhënat e siguruara prej tyre të identifikohen disa pika të rrezikshme trafikimi duke ndihmuar kështu personat përgjegjës që të kuptojnë më mirë si të kundërpërgjigjen.

Linja kryesore e emergjencës (hotline) në SHBA drejtohet nga Qendra Kombëtare e Resurseve të Trafikimit Human. Polaris Project ka punuar me këtë qendër për më tepër se 5 vjet dhe ka marrë rreth 72 000 telefonata dhe ka raportuar më tepër se 3000 raste trafikimi njerëzish për tu dënuar me ligj.

Aktualisht në botë ka rreth 65 linja të tilla emrgjencash dhe Google mendon se në qoftë se mblidhen të dhëna prej tyre në një vend të vetëm do të shërbente si një mënyrë mjaft efektive për të luftuar trafikun njerëzor.

Ka dhe disa kompani të tjera teknologjike që janë përfshirë në këtë projekt si ps.h Palantir Technologies do ndihmojë në ofrimin e platformës së integrimit të të dhënave dhe atë të analitikës, ndërsa Salesforce.com do të suportojë projektin duke përshkallëzuar infrastrukturën e gjurmimit të telefonatave në gjithë botën. Këta partnerë së bashku jo vetëm do të ndihmojnë viktimat e trafikimit, por do të zhvillojë më tepër bisedat globale duke rritur sasinë e të dhënave të dobishme.

Google ka shpërblyer organizatat mbështetëse të projektit me 3 milion $. Deri tani kompania ka shpenzuar 14.5 milion $ për të ndihmuar në luftën kundër trafikimit njerëzor. (PCWorld Albanian)

google global

 

Tags >

Google
Lajmet e fundit>