Lajmet

Google do të pamundësojë instalimin automatik të shtojcave në Chrome

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Google do të pamundësojë instalimin automatik të shtojcave në Chrome

Google addons Si edhe shumë shfletues të tjerë, edhe Google Chrome i’u lejon përdoruesve instalimin e shtojcave, aplikacione të cilat i shtojnë shfletuesve funksionalitete të reja.

Megjithatë, vazhdimisht është regjistruar prania e shtojcave me maluer në dyqanin online Google Web Store.

Kurse për herë të fundit rreth keqpërdorimeve në Google Web Store kanë treguar ekspertët e kompanisë Webroot të cilët në këtë dyqan online kanë zbuluar disa shtojca të cilat praktikisht nxjerrin të dhëna nga përdoruesi duke i premtuar diçka të pamundur si ndërrimi i ngjyrës së Facebook-ut apo diçka tjetër.

Google në këto kërcënime u përgjigj në dy mënyra. Kjo kompani ka prezantuar një shërbim të ri i cili analizon secilën shtojcë e cila ofrohet në ueb dyqanin dhe nëse rezulton se është me qëllim të keq, shtojca tërhiqet nga oferta e Google Web Store.

Mënyra e dytë për mbrojtje të Google Chrome-it vjen me versionin 25 të shfletuesit, që pamundëson instalimin e shtojcave pa dijeninë e përdoruesit.

Momentalisht kjo është e mundur sepse Chrome në kompjuterët Windows lejon instalimin e padukshëm të shtojcave të cilat janë pjesë e instalimeve të programeve tjera.

Për fat të keq, thonë në Google, kjo mundësi shpesh keqpërdoret, kështu që nga versioni 25 i Google Chrome-it do të mënjanohet mundësia e instalimit automatik, e cila do të zëvendësohet me sistemin e ri, që do të shfaqë dritaren me njoftimin për përpjekjen e instalimit të ndonjë shtojce. (PCWorld Albanian)

Gogole chrome addons

Lajmet e fundit>