Lajmet

Google do të paralajmërojë përdoruesit kur një uebfaqe nuk do të shfaqet e plotë

Jul 18 2014
0 Shpërndarje
Google do të paralajmërojë përdoruesit kur një uebfaqe nuk do të shfaqet e plotë

new-google-logo-100310640-largeGoogle tashmë do të paralajmërojë përdoruesit kur një uebfaqe e listuar në rezultatet e kërkimit nuk do të shfaqet e plotë në pajisjen tuaj. Për shembull, nëse kërkoni Adobe Flash, ju do të shikoni mesazhin e mëposhtëm në iPhone-ët, iPad-ët ose smartfonët dhe tabletët Android 4.1 ose më lartë.

Është një ndryshim i vogël, por një ndryshim ky i cili do të inkurajojë ueb dizajnët dhe zhvilluesit të adoptojnë gjerësisht teknologjitë që mbështesin shfletuesit. Për ta theksuar, kjo nuk do të thotë se Google do të largojë këto uebfaqe nga listat e rezultateve të kërkimit, megjithëse një rënie e angazhimit në këto uebfaqe mund të vihet re. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>