Harduer

Google do të prezantojë dy Pixelbook në Tetor

Sep 11 2018
0 Shpërndarje
E para është një video ku vihet re një laptop me ekran me kornizë të hollë dhe butonë të rrumbullakët. Google do të prezantojë dy Pixelbook në Tetor

Ndërsa ishte e qartë se më 9 Tetor kur Google do të mbajë aktivitetin shumë të rëndësishëm, telefonët Pixel 3 dhe 3 XL do të prezantoheshin, tashmë pritet që kompania të sjellë dy laptopët të rinj Pixelbook.

Për herë të parë rreth Pixelbook të rinj u fol në Korrik ndërsa sot dy raporte të reja zbulojnë më shumë detaje rreth tyre.

E para është një video ku vihet re një laptop me ekran me kornizë të hollë dhe butonë të rrumbullakët.

Boshti ku ekrani dhe tastiera bashkohen ngjanë me atë të një laptopi Surface.

Informacioni i dytë vjen përmes një reklame në Facebook. Është këtu vihet re ekrani me kornizë të hollë ndërsa butonët nuk janë të rrumbullakët.

Lançimi i dy laptopëve të rinj Pixelbook nuk përbën surprizë nga Google.

Aktiviteti i vitit të kaluar u zu nga Google Home Mini, Google Home Max, Google Clips, Daydream View dhe Pixel Buds. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>