Lajmet

Google do të shtojë mbështetjen për GPS dhe dëgjim offline të muzikës në Android Wear

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Google do të shtojë mbështetjen për GPS dhe dëgjim offline të muzikës në Android Wear

android-wear-clock-100358243-primary.idgeOrët inteligjente që fuqizohet nga platforma Android Wear e Google së shpejti do të jetë më të dobishme me veçori të tilla si mbështetje për GPS dhe dëgjimin e muzikës offline.

Sipas Google, orët inteligjente të mëparshme dhe ato të reja me Android Wear do të marrin këto veçori të reja në muajt e ardhshëm. E gjithë kjo është pjesë e sjelljes graduale të më shumë veçorive dhe funksioneve të disponueshme në smartfonë edhe në orët inteligjente.

Me veçoritë e lartpërmendura, përdoruesit do të mund të dëgjojnë muzikë dhe këngë të ruajtura në orët e tyre përmes kufjeve Bluetooth tha Google. Nëse një orë inteligjente përfshin një sensor GPS, përdoruesit do të mund të gjurmojnë distancën e tyre dhe shpejtësinë kur dalin për një vrapim duke marrë njëkohësisht edhe drejtime të lëvizjes.

Po ashtu edhe ndërfaqe të reja të orës po vijnë duke bërë të mundur për përdoruesit të rregullojnë dizajnin vizual në bazë të preferencave të tyre duke organizuar edhe aplikacionet gjithashtu. Pamjet vizuale do të jenë të disponushme në Google Play Store për shkarkim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>