Analiza

Google do të sjellë mbështetjen për profilet e shumëfishta të përdoruesve në Android L

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Google do të sjellë mbështetjen për profilet e shumëfishta të përdoruesve në Android L

androidusers_primary-100250815-primary.idgeMbështetja për dy ose më shumë përdorues është shumë e dobishme për familjet e mëdha, por aktualisht është e disponueshme vetëm në tabletët Android që kanë versionet më të fundit duke filluar nga Jelly Bean.

Ndërsa telefonët ofrojnë eksperienca vetëm për një përdorues. Kjo mundet që së shpejti të ndryshojë me versionin e ardhshëm Android, sipas një raporti të fundit në disa forume përdoruesish Android.

Ekziston një provë që sugjeron se mbështetja për dy ose më shumë përdorues do të vijë në Android L duke e bërë të disponueshme në të gjithë telefonët. Google edhe më parë kishte lënë të kuptohet se kjo karakteristikë po vjen në pajisjet Android.

Profilet për dy ose më shumë përdorues u krijojnë akses përdoruesve të përshtatin dhe personalizojnë gjithsecili pajisjen në bazë të preferencave të tyre së bashku me aplikacione specifike.

Kjo është një veçori e dobishme për familjet që ndajnë një pajisje ose ata të cilët përdorin pajisjet e tyre për punë duke arritur të mbahen sekrete të dhënat sensitive nga sytë “kuriozë”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>