Harduer

Google do të sjellë një version të ri laptopit Chromebook Pixel

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
Google do të sjellë një version të ri laptopit Chromebook Pixel

2013-02-21_Chromebook Pixel, laptopi ultra-premium i Google ka tashmë dy vite që është lançuar. Që nga ai moment kompania nuk ka sjellë në treg ndonjë version të ri të këtij modeli. Por duket se ajo tanimë ka kuptuar se ky është momenti i duhur për të sjellë një version të ri të këtij laptopi. Renee Niemi, i cili është përgjegjës për programet e edukimit dhe punës së Google, raportoi këtë lajm gjatë eventit Team Work 2015.

Një prezantim i këtij versioni të parashikuar të Chromebook, u shfaq para disa kohësh dhe në formën e një video të shkurtër në YouTube por ai u fshi shumë shpejt. Nuk bëhet fjalë për një gjeneratë të re laptopi por për një platformë tërësisht të re zhvillimi. Ky model i ardhshëm nuk do të jetë një pajisje elektronike konsumi por ka si qëllim të shfaqë gjithë potencialin e plotë të një platforme të bazuar në hardwer inovator. Sigurisht që ky lajm është mirpritur nga të gjithë zhvilluesit apo fansat e sistemit operativ Chrome. Shpresojmë që pritshmëritë e tyre të realizohen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>