Lajmet

Google Docs apo Microsoft Office? Cili është më i përshtatshmi për ju ?

Mar 13 2015
0 Shpërndarje
Google Docs apo Microsoft Office? Cili është më i përshtatshmi për ju ?

office-vs.-docs-android-100571817-primary.idgeMe ardhjen e një versioni Office për Android, Microsoft po kërkon ta vendosë këtë paketë kudo që ju jeni dhe në cdo pajisje që ju zotëroni duke përfshirë dhe ato që përdorin sistemin operativ të rivalit të saj Google. Aktualisht paketa që ofron Google, e cila përfshin Docs, Sheets dhe Slides, cilësohet si më e mira dhe kompania vazhdon akoma ta përmirsojë atë përmes karakteristikave të reja. Por tani që janë bërë të disponueshëm dhe Word, Excel dhe Power Point, Google do ta ketë të vështirë të vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion përsa i përket tregut të tabletave. Për t’ju ndihmuar të zgjidhni paketën e duhur që plotëson gjithë nevojat tuaja në po ju ndihmojmë duke krahasuar aplikacionet që ofrojnë të dyja ato.

Word VS Docs

Me Microsoft Word kemi nënkuptuar dokumentet për dekada me rradhë. Për fansat e Word-it sigurisht që përdorimi i tij dhe nga një tablet Android do të jetë tepër familjar për ta dhe ky familjaritet e bën më të lehtë kërkimin dhe përdorimin e veglave specifike. Word në Android na kujton pikërisht shumicën e produkteve të Microsoft të cilët janë tepër të pasur në karakteristika dhe më të fuqishëm se konkurentët. Kur ju hapni një skedar në ekran ju shfaqet një paraqitje e ngjashme me ‘print preview’ që shikoni në versionin Word në kompjuter. Është e shkëlqyer për t’ju dhënë juve një ide të përgjithshme të asaj që keni shkruar por nuk është aq praktike pasi do t’ju duhet ta zmadhoni apo zvogëloni atë me anë të zoom-it për të arritur atje ku doni të shkruani. Aksesimi i skedarëve është gjithashtu paksa problematik, shpeshherë ai ndërpritet nga një pop-up. Ju mund t aksesoni skedarët nga Dropbox apo OneDrive.

word-vs-docs-100572142-largeNë krahasim me Word-in, Google Docs ofron më pak mundësi. Në të akoma nuk mund të shtoni një figurë në dokumentin tuaj. Por nga ana tjetër dizajni është më i miri dhe ju ofron një kornizë ë plotë të asaj që ju jeni duke punuar. Google Docs cilësohet si më i shpejtë gjatë shkrimit, modifikimit të një skedari dhe ruajtjes automatike të ndryshimeve. Nga ana tjetër në Word duhet të klikoni butonin Save në mënyrë që ndryshimet e aplikuara të ruhen. Gjithsesi zgjedhja varet dhe nga nevojat tuaja, nëqoftëse ju keni një tablet me ekran relativisht të madh dhe doni një aplikacion me profesional provoni Word-in pasi ai ju ofron më shumë mundësi. Ndërsa nëse jeni një fans i Google Docs dhe keni nevoja bazike për dokumentet zgjidhni këtë opsion.

Excel VS Sheets

Exceli fiton pikë për mënyrën se si ai i integron elementët dhe për aksesim e lehtë të formulave. Këto të fundit janë të gjitha në një tab të dedikuar të grupuara dhe në ngjyra të ndryshme që e bëjnë më të lehtë gjetjen e asaj që kërkoni. Por megjithatë dhe në Google Sheets mund ti aksesoni formulat duke klikuar mbi një buton të vetëm.

excel-vs-sheets-100572143-largeGjithsesi Sheets fiton më shumë pikë për shkak të lehtësisë së bashkpunimit mbi një skedar mes më shumë se një përdoruesi. Por në Excel ju mund të bëni më shumë se në Sheets, si ‘ngrirjen’ e rreshtave apo kolonave, bashkangjitjen e imazheve, grafikëve etj. Së fundmi Microsoft lancoi dhe tastjerën ‘friendly’ për Microsoft të përbërë vetëm nga 10 shifra e cila ju ndihmon shumë nëqoftëse jeni duke punuar me një sasi të madhe të dhënash.

Power Point VS Slides

Beteja mes këtyre dy aplikacioneve e ka shpallur tashmë një fitues dhe ai është sigurisht që Power Point. Power Point është shumë më i aftë se Slides i Google. Ju mund të krijoni një prezantim komplet të personalizuar duke zgjedhur cdo element të tij, duke filluar që nga ngjyrat e deri tek efektet, sipas preferencave tuaja. Versioni Power Point për tabletat Android është tepër i kompletuar dhe ofron afërsisht të njëjtën eksperiencë më Power Point në kompjuter. Madje në tablet ju mund ti kaloni faqet e prezantimit tuaj me anë të rrëshkitjes së gishtit.

powerpoint-vs-slides-100572144-largeNga ana tjetër Slide është një histori më vete. Në të ju mund të krijoni një prezantim por ai ka për të qënë shumë i thatë dhe jo aq interesant për syrin tuaj. Ju mund të ndryshoni format apo shkrimin por keto as që i afrohen asaj që është e aftë të bëjë Power Point. Duhet të pranojmë se Google ka shumë punë për të bërë mbi këtë aplikacion. Slides është tepër i aftë në kompjuter por nuk ofron të njëjtën eksperiencë dhe në një tablet Android. Ju sugjerojmë mos ta provoni se me siguri do të zhgënjeheni.

Faktorë të tjerë

Por realisht ka më tepër se kaq për tu konsideruar kur vjen puna tek përzgjedhja e një sërë aplikacionesh produktiviteti sic janë paketat Office dhe Docs. Microsoft ka ndërtuat një version të posacëm të Office për tu përdorur vetëm në tableta ndaj ju nuk do të jeni të aftë të transferoni punën tuaj nga tableta në një kompjuter apo smartfon. Nëqoftëse e keni të nevojshme aksesimin e këtyre aplikacioneve të produktivitetit nga smartfoni atëherë Docs i Google është paketa perfekte për këtë gjë, sidomos nëqoftëse zotëroni një smartfon me ekran të madh të tipit Nexus 6 apo Note 4.

Gjithashtu ju duhet të konsideroni që të gjitha këto aplikacione janë pjesë e një ekosistemi ndaj nëqoftëse përdorni një Chromebook, do bëni mirë mos ti largoheshit Google Docs. Por nëqoftëse deri më tani keni qënë duke përdorur Office atëherë mos e ndërprisni këtë marrëdhënie me të.

Dhe përfundimi i shkurtuar është ky: Office ofron më shumë karakteristika dhe vegla përpunimi por Google ka më shumë sukses në ndërveprimin me cloud dhe aksesimin e skedarëve. Kompanitë përkatëse duhet të punojnë në përmirsimin e atyre gjërave që nuk i kanë në nivelet e duhura. Të dyja paketat kanë të mirat dhe të këqijat e tyre dhe në përfundim zgjedhja ju mbetet juve por ne shpresojmë t’ju kemi ndihmuar me krahasimet tona. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>