Softuer

Google Docs shton përkrahje për Photoshop e AutoCAD

Feb 19 2011
0 Shpërndarje
Google Docs shton përkrahje për Photoshop e AutoCAD

Kjo do të thotë se do të ketë përkrahje për herë të parë për skedarë specifik me Apple dhe do t’iu mundësohet përdoruesve që të lexohen dokumente me faqe në shfletues. Imazhet nga Adobe Illustrator dhe  Photoshop gjithashtu funksuinojnë, dhe modelimi do të bëhet gjithashtu i përkrahur përmes njohjes së AutoCAD të Autodesk.

Përditësimet tjera sjellin mundësinë për përkrahje të Excel, përfshirë edhe skedarët XLSX. Google tani do të shikojë skedarët e specifikimit XML Paper dhe mund të njoh më shumë formate si SVG Images apo PostScritp dhe TrueType.

Veçoritë e reja do të duhej të enë të gatshme për shfrytëzim në çdo zonë ku funksionon Google Docs, përfshirë edhe platformat mobile. Google aplikacionet tjera me bazë në web tani mund të njohin edhe vetvetiu përmbajtje. Gmail e di tani sesi të shikojë formatet dhe hap një dritare të re për shikim bazë apo mundëson hapjen e tyre për editim brenda Google Docs.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>