Softuer

Google Docs tani përkrah përkthim në 42 gjuhë

Aug 28 2009
0 Shpërndarje
Google Docs tani përkrah përkthim në 42 gjuhë

Kjo ju mundëson që të përktheni çfarëdo dokumenti në 42 gjuhë të ndryshe, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ju mund të zëvendësoni dokumentin origjinal me tekstin e përkthyer apo mund të kopjon përkthimin në një dokument të ri të cilin mund ta ndani me bashkëpunëtorë ose ta eksportoni si DOC, HTML, PDF, RTF, TXT ose skedar OpenOffice.org

Ju gjithashtu mund të përdorni veglën për të importuar tekste të shkruara në ndonjë gjuhë tjetër dhe t’i përktheni ato në një gjuhë të cilën e flisni. Natyrisht, makina e përkthimit nuk do të jetë më e mirë sesa që mund të prisni nga shërbimi përkthyes Google Translate. Por kjo mjafton që të nxirrni kuptimin nga teksti.

Natyrisht  menjëherë testova këtë opsion me këtë artikull që po lexoni dhe vërtetë mbeta i impresionuar  me aftësinë e përkthimit të kësaj vegle, sepse vërtetë kuptohej çdo gjë që nënkuptohet me tekstin, vetëm se gabimet gramatikore dhe strukturimi i fjalëve në fjali nuk ishin ashtu si duhej, gjë që edhe kuptohet.

Provojeni edhe vetë: docs.google.com

Lajmet e fundit>