Lajmet

Google Doodle nderon matematicientin britanik

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Google Doodle nderon matematicientin britanik

“Doodle” i fundit nga Google është bërë në nderim të matematicientit të njohur britanik, Alan Turing, i cili ditën e shtunë mbushi 100 vjet.

Pa punën e Turing, kompjuterët që sot i njohim nuk do të ishin kaq të vlefshëm, ose të paktën do të ndryshonte ose shtyhej trajektorja e zhvillimit të tyre. Si i pari për të paraqitur universin digjital, puna e tij tani qëndron në rrënjët e çdo gjëje që përfshinë shkencën kompjuerike.

“Si dijetar i rangut të lartë, Turing la një listë të arriturash që kanë tendosur përtej fushës së shkencës kompjuterike ,” shkroi Joab Jackson për IDG News.

Jackson tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Turing ishte instrument në zbërthimin e porosive të enkriptuara të gjermanëve, duke mundësuar parashikimin e veprimeve të Gjermanisë dhe përfundimisht të ndihmojnë në arritjen e fitores.

Sa i përket të arriturave të tij në matematikë, ai shpiku një makinë konceptuale të kompjuterikës të quajtur Turing Machine e cila mundëson përdorimin e një pjese të gjatë të shiritit që përmban një varg simbolesh. Koka e një makine mund të lexonte simbolet, e poashtu edhe të zhvendoste një simbol në pjesë të ndryshme të shiritit.

Pasiqë nuk ekzistojnë shiritat pambarim, një makinë Turing nuk do të mund të krijohej, por koncepti solli në jetë ide të çmueshme dhe shëndrruese. Sot kompjuterët modern përdorin logjikën binare prej 1-ave dhe 0-ve dhe punojnë si makina Turing, por pa shirit.

Kjo paraqet pjesën për të cilën bënë fjalë “doodle” i Google. Ndër vite, Google ka prodhuar më shumë se 1000 “doodle”. Ja një video e “doodle”, e së të shtunës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>