Lajmet

Google Drive 2.0 vjen edhe në desktop

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
Google Drive 2.0 vjen edhe në desktop

Screen-Shot-2014-07-08-at-2.17.11-PM-710x355Google Drive 2.0 u prezantua në konferencën I/O të Google. Shërbimi Cloud i ri dhe i përmirësuar sjell një ndërfaqe më të pastër që ngjan me një menaxhues të dhënash për desktop. Aplikacioni gjithashtu është përditësuar teksa kemi qenë në pritje që kjo të ndodhë edhe me versionin e tij në desktop. Mesa duket pritja ka përfunduar dhe shumë përdorues po raportojnë për një ndërfaqe të re në desktop.

Çfarë ka ndryshuar në Google Drive 2.0?

Ndryshimi i parë që vini re është se ndërfaqja e të dhënave nuk tregohet me anë të një liste. Por tashmë kemi disa ikona që tregojnë më shumë detaje rreth të dhënave. Ky stil ka qenë i disponueshëm edhe më parë për tu përzgjedhur, pro tashmë ai do të jetë aktiv dhe i parazgjedhur. Buttoni “Create” (Krijoni) është zëvendësuar me butonin “New”. Funksioni i këtij butoni mbetet i njëjtë. Ju mund të krijoni foldera të rinj, dokumente Google Docs apo të lançoni aplikacione të përshtatshme me Google Drive. Veçori të reja të tjera janë pothuaj të padallueshme fillimisht si p.sh mund të klikoni mbi butonin “i” për të parë detajet e të dhënave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>