Lajmet

Google Drive ka 1 miliardë përdorues

Jul 25 2018
0 Shpërndarje
Ky shërbim i lançuar në 2012-ën, u bë mjaft popullor sidomos për opsionet e memories që ofronte falas por edhe me kosto të ulët. Google Drive ka 1 miliardë përdorues

Google tashmë ka shtatë produkte me 1 miliardë përdorues. Ata janë: Gmail, Chrome, Google Maps, Youtube, Android dhe Google Play Store.

Në të vërtetë Android ka më shumë se 2 miliardë përdorues. Megjithatë gjatë kësaj jave pritet që ky numër të shkojë në tetë ndërsa Google Drive do ti bashkohet listës.

Ky shërbim i lançuar në 2012-ën, u bë mjaft popullor sidomos për opsionet e memories që ofronte falas por edhe me kosto të ulët.

Vitin e kaluar në konferencën e zhvilluesve I/O, Google tha se 2 trilion skedarë janë të ruajtur në Drive dhe se atëherë ishin 800 milion përdorues aktivë.

Këtë vit kompania nuk dha detaje e mbase po priste që Drive të arrinte 1 miliardë përdorues. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>