Analiza

Google Drive ka më tepër se 240 milionë përdorues aktivë mujorë

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
Google Drive ka më tepër se 240 milionë përdorues aktivë mujorë

google_driveGjatë ngjarjes së vet AtmosphereLive, Sundar Pichai i Google lajmëroi që platforma e ngarkesës në cloud e kompanisë, Google Drive ka mbi 240 milionë përdorues aktivë mujorë, që është një ngritje me 50 milionë përdorues që nga qershori.

Ekzekutivi i Google zbuloi po ashtu që Chromebook-ët janë pajisje që po shiten më së tepërmi në sektorin e edukimit në SHBA, duke arritur kështu 50 për qind të tregut në këtë sektor, në krahasim me 5 për qind të tij sa kishte 18 muaj më parë.

Përveç këtyre statistikave të reja, Urs Holzle, që është zëvendës president i lartë i Infrastrukturës Teknike në Google, tregoi për uljen e çmimit prej gati 10 për qind për Makinën GoogleCompute, ulje kjo e cila do të bëhet menjëherë. Ja se si duket struktura e përditësuar e çmimit:

compute-engine-pricingTërë këtë ngjarje prej më tepër se dy orëve mund ta shikoni në videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>