Lajmet

Google Drive nuk ishte në dispozicion për shumë përdorues

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Google Drive nuk ishte në dispozicion për shumë përdorues

Google Drive kishte shfaqur probleme më herët gjatë ditës së hënë, por siç duket është rikthyer në gjendjen normale. Faqja për ngarkim të skedarëve online nuk kishte qenë në dispozicion për një numër të madh të përdoruesve.

faqen e saj të statusit, Google fillimisht tha që është “duke hetuar raportet e një problemi me Google Drive” dhe që do të “ofrojë më tepër informacione së shpejti.”

Një përditësim i dytë në faqen për status ofronte më tepër informacione:

Ne jemi në dijeni për një problem me Google Drive që prek një numër të theksuar të përdoruesve. Përdoruesit e prekur nuk ishin në gjendje që t’i qasen Google Drive. Ne do të ofrojmë një përditësim më 18.3.13 12:PM duke dhënë hollësi kur presim që të zgjidhim problemin. Ju lutem dijeni që kjo kohë për zgjidhje është një vlerësim dhe mund të ndryshojë“.

Përditësimi i fundit në ora 9:35 a.m. PT tregon që problemi të paktën, “duhet të jetë” rregulluar:

Problemi me Google Drive duhet të zgjidhet. Ne ju kërkojmë falje për shqetësimin dhe faleminderit për durimin tuaj dhe mbështetjen e vazhduar. Ju lutem rrini të sigurtë që besueshmëria e sistemit është një prioritet parësor i Google dhe ne jemi duke bërë përmirësime të vazhduehsme për t’i bërë më të mirë sistemet tona. Nëse ende jeni duke përjetuar një problem, ju lutem kontaktoni përgjatë Qendrës për Nidhmë të Google.

Isitdownrightnow.com, që shikon nëse një faqe është në dispozicion apo jo, tregoi që Google Drive për një kohë kishte qenë jo në dispozicion, por tani tregon që faqja është rikthyer në gjendjen online. Komentet nga përdoruesit në Isitdownrightnow.com treguan që problemi ishte përhapur, por jo i përgjithshëm. (PCWorld Albanian)

Google Drive

Lajmet e fundit>