Lajmet

Google Drive ofron 2 muaj falas në abonimet vjetore për planet 100GB dhe 1TB

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Google Drive ofron 2 muaj falas në abonimet vjetore për planet 100GB dhe 1TB

google-drive-100700570-largeNëse jeni një përdorues i vazhdueshëm i Google Drive, sot gjigandi i motorit të kërkimit kishte rezervuar një suprizë të veçantë për të gjithë ju: 17% ulje për abonimet vjetore.

Konkretisht, të abonuarit në planet 100GB dhe 1TB do të paguajnë për abonimet vjetor 19.99 dollar dhe 99.99 dollar respektivisht duke përfituar 2 muaj falas.

Në të kaluarën planet kushtonin 1.99 dollar në muaj për 100GB dhe 9.99 dollar në muaj për 1TB. Uljet nuk aplikohen në planet 10TB, 20TB dhe 30TB.

Javët e fundit Google ka bërë përpjekje të shumta për të përmirësuar shërbimin duke e bërë më të lehtë menaxhimin e kopjeve rezervë të përmbajtjeve Android dhe më të thjeshtë kalimin e fotove, kontakteve dhe kalendarit kur po trasferoni nga një iPhone në telefon Android.

Për të përfituar këto çmime djetoheni tek opsioni “Upgrade Storage” dhe përzgjidhni planet 100GB ose 1TB. Google Drive ofron 15GB falas për të gjithë përdoruesit duke lënë pas Dropbox me 2GB, iCloud 2GB dhe OneDrive 5GB. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>