Lajmet

Google Drive për iOS tashmë mbështet Touch ID

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Google Drive për iOS tashmë mbështet Touch ID

1106_goggle_drive_ios-798x310Google ka përditësuar aplikacionin e saj Google Drive për iOS 8 me disa veçori të reja përfshi edhe aftësinë për të hapur aplikacionin me Touch ID (skanerin e shenjave të gishtërinjve). Të tjera veçori janë ruajtja e videove nga Google Drive në pajisjen tuaj si dhe mbështetje e përmirësuar e aplikacionit për hapjen dhe ruajtjen e të dhënave në Google Cloud.

Në një postim në Google+, kompania zbuloi veçoritë e reja për versionin iOS të aplikacionit. Teksa përmirësimi i mbështetjes për aplikacionin është diçka e mirë, shtimi i sigurisë që ofron Touch ID si një kod sigurie për aplikacionin, përbën një lajm të mirëpritur nga çdokush që është i shqetësuar për të dhënat që ruajnë në Cloud.

Që të dyja, përmirësimi i mbështetjes dhe Touch ID, janë veçoritë e vetme të iOS. Ruajtja e të dhënave nga Google Cloud në pajisjen iOS është një veçori e disponueshme në versionet iOS 7 ose më shumë. Google Drive iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>