Lajmet

Google Drive tashmë ruan një kopje të kompjuterit tuaj

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Google Drive ofron vetëm 15GB hapësirë për fotot tuaja. Prandaj nëse fotot, videot dhe dokumentet tuaja kalojnë këtë hapësirë duhet të blini më tepër. Google Drive tashmë ruan një kopje të kompjuterit tuaj Photo Source: Screenshot

Pas disa javësh shtyrje, Google vendosi të lançonte më në fund aplikacionin Backup & Sync i cili ruan një kopje rezervë të sistemit të kompjuterit në Google Drive.

Aplikacioni i cili duhej të kishte debutuar më 28 Qershor, u shty për tu përmirësuar më tutje.

Me Backup & Sync përdoruesit mund të ruajnë çdo foto, video dhe dokument në të njëjtin format në shërbimin cloud të Google për ti mbrojtur nga incidente dhe ngjarje të papritura që mund të çojnë deri në humbjen e tyre.

Funksionaliteti është i disponueshëm në Mac dhe PC dhe zëvendëson ngarkuesit e Google Drive dhe Google Photo.

E rëndësishme: Google Drive ofron vetëm 15GB hapësirë për fotot tuaja. Prandaj nëse fotot, videot dhe dokumentet tuaja kalojnë këtë hapësirë duhet të blini më tepër.

Shërbimin e ri e gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>