Google Drive të lëshohet në muajin prill

Mar 27 2012
0 Shpërndarje
Google Drive të lëshohet në muajin prill

Sipas hollësive nga burimet e mia, Google do të ofrojë 1Gb të hapësirës së ngarkesës falas, por do të ofrojë më tepër ngarkesë. Udhëheqësi i tregut Dropbox për momentin ofron 2Gb falas. Produkti i Google do të vijë me një klient lokal dhe ndërfaqja në ueb do të duket ngjashëm me ndërfaqen e Google Docs. Është interesante të thuhet që do të lëshojë po ashtu për konsumatorët e Google Apps dhe do të jetë një domein  i veçantë po ashtu. Goole ka ndërtuar një API për aplikacionet e palës së tretë me këtë shërbim kështu që njerëzit mund ta ruajnë përmbajtjen e vet nga aplikacionet e veta në këtë disk. Burimet e mia janë të ngazëllyera, me sa kanë parë deri më tani.

Nëse ai ka të drejt, tingëllon që GDrive do të duket mjaft shumë si ajo që pamë gjatë muajit shkurt.

Shtrohet pyetja: A do të jetë më mirë që të përdoret Google Drive sapo të lëshohet?  Mbase mund të jeni përdorues besnik i Dropbox. Nëse Google do të dëshironte që ta bënte produktin e vet të leverdishëm do të duhej që të ofronte në këtë produkt diçka e cila nuk ndodhet në Dropbox.

Përndryshe kjo ndërmarrje do të jetë në të njëjtën gjendje që e ka me rrjetin Google+. Duke supozuar që lajmet e dhëna nga burimet e Malikut janë të sakta, mund të themi që shërbimi i ri Google Drive do të lëshohet në prill./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>