Lajmet

Google Drive do të ruajë një kopje rezervë të hardiskut tuaj në shërbimin cloud

Jun 15 2017
0 Shpërndarje
Sapo të jeni kyçur me llogarinë tuaj mund të përzgjidhni cilët skedarë dëshironi të ruani në cloud dhe të qaseni tek to përmes pajisjeve të tjera. Google Drive do të ruajë një kopje rezervë të hardiskut tuaj në shërbimin cloud

Ndërsa Google Drive është një prej shërbimeve më të mira cloud, duke filluar nga 28 Qershori do të jetë akoma edhe më i dobishëm.

Përdoruesit do të mund të ruajnë një kopje rezervë të hardiskut të tyre në shërbimin cloud. Për këtë u duhet të shkarkoni dhe instaloni Backup and Sync për kompjuterin tuaj Windows ose Mac kur të lançohet.

Sapo të jeni kyçur me llogarinë tuaj mund të përzgjidhni cilët skedarë dëshironi të ruani në cloud dhe të qaseni tek to përmes pajisjeve të tjera.

Por në mënyrë që kjo të funksionojë duhet hapësirë në Google Drive. Ky i fundit ofron vetëm 15 GB falas ndërsa hapësira 1 Terabajt kushton 100 dollar në vit.

A mendoni ta përdorni Google Drive për të ruajtur skedarët e kompjuterit tuaj? ?/PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>