Harduer

Google dyfishon RAM-in në 2 GB në pajisjen Glass

Jun 26 2014
0 Shpërndarje
Google dyfishon RAM-in në 2 GB në pajisjen Glass

dvf-google-glass-2_2040.0_standard_640.0Në kuadër të lëshimit për Mbretërinë e Bashkuar, Google ka zbuluar që njësitë e reja të pajisjes Google Glass do të përfshijnë 2 GB RAM, që është një rritje nga 1 GB RAM sa ishte më herët. Sidoqoftë, herën e fundit që Google përditësoi harduerin Glass të Google, dukej sikur anëtarët e hershëm të programit Explorer nuk do të jenë në gjendje që të bien në ujdi për modelin e ri.

Sipas The Verge, Google së fundi shtoi një bateri më të madhe në Glass. Google thotë që pajisja tani ka një jetëgjatësi të baterisë për 20 për qind më tepër se sa një vit më parë, ndonëse kjo është po ashtu falë përmirësimeve nga firma. Sa i përket anës softuerike, Google është duke lëshuar një gjetës të pamjeve të ri që aktivizohet me zë për të kapur pamjet që dëshironi. Më herët gjatë këtij muaji Google Now mori karta të reja që shfaqin vendndodhjen se ku e keni parkuar veturën dhe që bënin ndjekjen e pakove. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>