Lajmet

Google e bën më të shpejtë gjuhën e programimit Go

May 17 2013
0 Shpërndarje
Google e bën më të shpejtë gjuhën e programimit Go

Google ka përditësuar gjuhën e vet të programimit Go, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më të përshtatshme për procesorë multicore.

“Përmirësimet më të rëndësishme janë ato që lidhen me performancën,” shkruan inxhinieri Andrew Gerrand, në postimin e lajmit mbi versionin e ri. “

Këtë gjë do ta shihni kur të ndërtoni me Go. Versioni Go 1.1 do ta bëjë kodin e programit të ekzekutohet shumë më shpejt.”

Skuadra e Go ka optimizuar një sërë elementesh, përfshi kompiluesit dhe linkerin, “garbage collector”-in, scheduler-in, si dhe pjesë të tjera të librarisë.

Google e ka lançuar Go për herë të parë në vitin 2009 si një gjuhë programimi eksperimentale. Qëllimi i saj ishte kombinimi i shpejtësisë dhe sigurisë së një gjuhe kompiluese si C++ si dhe fleksibiliteti i një gjuhe dinamike si JavaScript.

Kompania lançoi versionin e plotë vitin e kaluar dhe që prej asaj kohe ka lançuar tre përditësime të vogla. Në këtë version, Google ka pranuar 2600 modifikime kodi nga 161 kontribuues. Përveç përmirësimeve lidhur me performancën, Go 1.1 përfshin edhe disa veçori të tjera të rëndësishme.

Tashmë, gjuha e programimit ekzekutohet më mirë në procesorët me disa bërthama (multicore). (PCWorld Albanian)

google go

Tags >

Google
Lajmet e fundit>