Analiza

Google+ e Facebook, në betejën e lojërave sociale

Sep 11 2011
0 Shpërndarje
Google+ e Facebook, në betejën e lojërave sociale

Me një audiencë prej 25 milion përdorues krahasuar me rreth 800 milion sa janë në Facebook, Google+ nuk do të jetë në gjendje të bëjë befasi. Duke pasur parasysh se ka me mijëra tituj në rrejte sociale rivale, dhe me mijëra të tjera që dalin në treg çdo ditë, gjasat do të jenë të vogla që të ketë ndryshime në aspektin e tërheqjes së një grupi të ri të përdoruesve që janë entuziastë të lojërave. 

Por megjithatë Google+ ofron një mundësi masive për të zgjeruar të hyrat kompanitë si PopCap e Eletronic Arts, dhe përveç kësaj për të rritur edhe mundësitë drejt një audience më të madhe. Me një  treg që tejkalon të mira virtuale prej rreth 1 deri në 2.1 miliard dollarë në të hyra në vitin 2011 thuhet se ky trend do të vazhdojë edhe më tej edhe në vitin e ardhshëm. Google madje ka thënë se do të merr vetëm 5% të pagesave të bëra për lojëra të kompanive, ndërsa Facebook për krahasim merr 30%.

E vetmja gjë që mbetet të ecën ashtu si duhet është shkëlqimi i Google+ dhe jo rënia e tij si e Buzz apo Orkut, dhe nëse kjo ndodh atëherë shkalla e inovacionit do të ecë më tej dhe do të mundësojë që të krijohen marka të reja dhe zhvillime të reja në aspektin e konkurrencës. Por tani për tani është herët të thuhet nëse Google+ do të jetë arena e radhës për tu pushtuar nga gejmerët. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>