Lajmet

Google Earth 7 shton më tepër pamje 3D në aplikacionin për desktop

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Google Earth 7 shton më tepër pamje 3D në aplikacionin për desktop

Google ka përditësuar versionin për desktop të Google Earth me pamjet në 3D që ishin në dispozicion në të kaluarën vetëm për përdoruesit mobilë të programit të hartave.

Një veçori e re për udhëzim, që përfshihet po ashtu në përditësimin e Google Earth , iu mundëson që të “fluturoni” mbi vendet e dhëna ku Google ka përgatitur turne udhëzues.

Google Earth 7 tani ka pamjet 3D të Boulderit, Bostonit, Charlottes, Denverit, Lawrence, Plazhit të Gjatë, Los Anxhelos, Portlandi, San Antonio, San Diego, Santa Cruz, Seattle, Tampa, Tucson, Rome dhe San Franciso Bay Area (duke përfshirë gadishullin dhe Bregun Lindor).

Aplikacioni ofron po ashtu mbulim 3D të rajonëve metropolitane në Avinjon të Francës; në Austin të Teksasit; Munih të Gjermanisë; Finiks të Arizonas dhe Manhajm të Gjermanisë.

Ky përditësim është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Google

Këto janë vendet e njëjta me pamjen 3D në Google Earth për iOS dhe Android.

“Përvoja e “fluturimit” përgjatë këtyre vendeve dhe shikimit të ndërtesave, terrenit dhe madje pemët e ruajtura në 3D tani është në gatishmëri edhe për pajisjet mobile edhe desktop”,- shkroi në një postim në blog, menaxheri i produktit Google Earth, Peter Birch, gjatë ditës së enjte.

Kur të rritet, këndi i shikimit në versionin desktop të Google Earth tani anojnë në një ngritje më të lartë në mënyrë që të paraqitet pamja 3D. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>