Lajmet

Google Earth ju lejon të “udhëtoni” nëpër botë me anë të duarve tuaja

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Google Earth ju lejon të “udhëtoni” nëpër botë me anë të duarve tuaja

Google earthGoogle Earth nxori elementin e saj më interesant. Me anë të teknologjisë së kontrollit të lëvizjeve, tani përdoruesit mund të përdorin duart për të lëvizur drejt hapësirave të tokës.

Kompania lajmëroi në Ditën Ndërkombëtare të Tokës bashkëpunimin me ofruesin e kontrolluesit të lëvizjeve 3D Leap Motion për të “sjellë” Google Earth në pëllëmbë të duarve tuaja.

Nëse jeni një nga 1 miliardë përdoruesit desktop të Google Earth, juve do t’iu nevojitet vetëm një kontrollues lëvizës Leap Motion. Vjen bashkë me softuerin i cili bën sinkronizimin e harduerit me Google Earth.

Si fillim ky kontrollues do të vij vetëm për komunitetin e Leap Motion, dhe më pas do të dal për publikun e gjerë.

Google gjithashtu ka prezantuar edhe variantin e Google Earth, Earth Pro 7.1, që i lejon organizatat të punojnë mbi hartat dhe masin dhe pamjet e faqeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>