Blog

Google Earth Timelapse, ja sesi ka ndryshuar toka përgjatë viteve 1984-2016

Dec 5 2016
0 Shpërndarje
Google Earth Timelapse, ja sesi ka ndryshuar toka përgjatë viteve 1984-2016

ft-mcmurrayGoogle Earth Timelapse jo vetëm që është një projekt i mrekullueshëm por edhe ambicioz. Në bashkëpunim me Autoritetin Amerikan të Gjeologjikës (USGS), NASA-n dhe TIME, Google ka arritur të përpilojë imazhe satelitore të cilat kthejnë kohën pas për rajone të caktuar të planetit.

Javën e kaluar Google e përditësoi akoma më tej projektin duke i shtuar edhe 4 vite të tjera kthim në të kaluarën, nga 1984 në 2016.

Të dhënat e reja nuk janë thjeshtë të “fundit” por kanë një cilësi edhe më të lartë falë programit të konsolidimit të arkivave të Landsat Global. Google shprehet se ka grumbulluar 5 milion imazhe satelitore nga pesë satelitë të ndryshëm për të krijuar 33 imazhe të tokës.

Imazhet i gjeni në motorin e Google Earth nën titullin “Timelapse” të cilat shoqërohen nga një buton “Play.” Google ka nxjerrë në pas disa peisazhe si shkrirja e akujve apo jeta në Kinë e cila ngjan me lojën SimCity. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>