Vëzhgim

Google+ edhe për tinejxherë

Jan 26 2012
0 Shpërndarje
Google+ edhe për tinejxherë

Kjo lëvizje vjen pasi që avokatët dhe ligjndërtuesit e privatësisë janë duke bërë mbrojtje të veçantë për tinejxherët online, veçanërisht në rrjetet shoqërore ku ata synojnë që me zell të shkëmbejnë informacionin për vetveten. Kjo lëvizje vjen gjithashtu pas një lëvizje kundërthënëse gjatë kësaj jave nga Google që ndryshoi politikën e vet për privatësi.

 

Duke filluar nga 1 marsi, ndërmarrja Google do të përcjellë veprimtarinë e përdoruesve gjatë lundrimit të tyre përgjatë uebfaqeve të ndërmarrjes, duke përfshirë këtu YouTube, Gmail dhe makinën kryesore kërkuese. Ndërmarrja tha që ndryshimi do të vendosej vetëm tek përdoruesit të cilët hapi llogari në Google.

 

Sipas rregullës së vet për privatësi, Google tha që do të mund të ndiqte veprimet e tinejxherëve kur ata lundrojnë përgjatë uebfaqet e ndërmarrjes dhe marrin atë pjesë të informacionit bashkarisht në një portret lidhur online.

 

“Me Google+, ne dëshirojmë t’i ndihmojmë tinejxherët që të ndërtojnë lidhje domethënëse online,” shkruan në një postim në blog Bradley Horowitz, që është zëvendës kryetar i lartë në Google. Vendimi për të ulur moshën minimale në 13 vjeç ishte bërë nga kërkesa e përdoruesve adoleshentë, tha ndërmarrja./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>