Lajmet

Google Eearth për Android përmirësohet duke pasur suport për “Street View”

May 9 2013
0 Shpërndarje
Google Eearth për Android përmirësohet duke pasur suport për “Street View”

Google përmirësoi Google Earth për aplikacionin Android me një funksion të ri. Ju mund ta shkarkoni direkt versionin e ri nga Google Play.

Shtesa më e madhe është suporti për pamjen e rrugëve. Ndërkohë që versioni Desktop i Google Earth ka kohë që e ka këtë funksion, tani më në fund u shtua edhe për smartfonat.

Tani për tani nuk ka mundësi që të aksesosh “Street View” nga Google Earth për telefonët mobil. Në Android, nëse do të shohësh imazhe të “Street View” në një telefon apo tablet, ajo mundësohet nëpërmjet Google Maps për telefonët mobil. Për të parë “Street View” në iOS aktualisht nuk ka asnjë mënyrë.

Mesa duket Google duhet të përmirësojë Google Earth FAQ. Kjo pengesë ka qenë e çuditshme, duke qenë se Google Earth ka qenë gjithmonë më e fuqishme se Google Maps, por vendosja e prioriteteve ndryshon në telefonët mobil nga desktop.

Përmirësimet përfshijnë drejtimet dhe kërkimet si dhe përmirësime të ndërfaqes. Tani mund të vizualizosh të katërta tipet e drejtimit (ecja, çiklizmi, ngarja e makinës, apo tranzit) në 3D.

Ndryshimet e plota të Google Earth 7.1.1 për Android:

* Google Maps Street View: Me Street View, ju eksploroni botën në nivelin e rrugëve.

* Kërkim dhe drejtim i përmirësuar:

* Përmirësim i ndërfaqes: shfleton lehtësisht dhe mundëson shtresa të ndryshme nëpërmjet panelit të ri. (PCWorld Albanian)

google Eardh

Lajmet e fundit>