Lajmet

Google eleminon 250.000 lidhje kërkimi në javë

May 26 2012
0 Shpërndarje
Google eleminon 250.000 lidhje kërkimi në javë

Mund të habiteni nga fakti se ka një rritje të madhe të numrit të ueb faqeve që Google i fsheh me qëllim. Google nuk do që kjo t’ju habisë përsëri. Gjiganti kërkues tha të premten se do të fillojë të bëjë regjistrimin e mijëra kërkesave që pranon çdo ditë, në mënyrë që të ndalojë lidhjen e kërkimit të rezultateve që kanë të bëjnë me materialet më të drejta autoriale. Google tha se pranon më shumë se 250.000 kërkesa çdo javë që të largojë linqe, të cilat kanë përmbajtje pirate.

Kur Google pranon njoftimin nga mbajtësit e faqeve me të drejta autoriale dhe bën lidhjen me një faqe tjetër që shkel të drejtat autoriale, atëherë Google fillon një proces që zakonisht rezulton me heqjen e rezultateve që lidhen me këtë faqe. Numri i kërkesave për t’i eliminuar këto lidhje janë rritur shumë gjatë viteve të fundit. Në fakt, Google thotë se është duke pranuar shumë të tilla kërkesa gjatë çdo jave, sesa kishte pranuar gjatë gjithë vitit 2009.

Vetëm gjatë muajit të kaluar, Google pranoi 1.2 milionë kërkesa të tilla nga 1000 mbajtës të të drejtave autoriale që të heqin linqe nga 23.000 ueb faqe. Për herë të parë, Google i publikoi të gjitha këto kërkesa që nga qershori i vitit 2011 në raportin e saj për transparencë online. Ky raport i vjetër dy vjet e gjysmë, fillimisht shfaqi vetëm kërkesat e qeverisë që ta eliminojnë këtë material nga serverët e Google. Por, tashmë ky raport përfshin edhe kërkesat e mbajtësve autorialë që përbëjnë shumicën e kërkesa në krahasim me ato të qeverisë.

Për ta mbajtur nën kontroll, duket gjë e madhe, mirëpo Google ka arsye pozitive që dëshiron të informojë publikun për kërkesat e heqjes të linqeve kërkuese pirateske. Në janar, kompania luftoi shumë dhe fitoi kundër dy ligjeve të kongresit që kishin bërë të mundur plasaritjen e të drejtave autoriale, duke detyruar që kompanitë si Google të përmbahen nga lidhja me këto faqe.

Ligji i tanishëm amerikan kundër shkeljes së të drejtave, i quajtur Digitla Millennium Copryhigh Act, detyron mbajtësit e të drejtave autoriale që të njoftojnë Google-n, kur ajo shfaq linqe që lidhen me materiale pirate. Ligjet Stop online Piracy Act dhe Protect Intellectual Property Act mund ta kishin vënë të gjithë barrën tek Google, duke e vënë atë në shënjestër. Google po mundohet të tregojë që sistemi i tanishëm është duke punuar shumë mirë. Pavarësisht kërkesave jashtëzakonisht të mëdha, përgjigjja mesatare për heqjen e materialeve që cënojnë të drejtat autoriale është 11 orë.

“Ne besojmë se koha e testimit të procesit “njofto dhe elimino” e të drejtave autoriale sulmon ekuilibrin në mes të nevojave të mbajtësve të të drejtave autoriale, interesin e përdoruesve dhe përpjekjeve tona që të sigurojmë një përvojë më të dobishme të kërkimit të Google-s”, – tha Fred von Lohmann, këshilltar i lartë i të drejtave autoriale në Google. Kur mbajtësit e të drejtave autoriale besojnë se Google po lejon linqe që shkelin të drejtat e tyre, ata së pari duhet ta plotësojnë një formularë në ueb faqen e Google-s. Kompjuterët e Google-s do të përcaktojnë se a është ajo kërkesë legjitime apo jo. Pas një vëzhgimi automatik, edhe njerëzit në Google do ta shikojnë atë kërkesë. Google thotë se përfundimisht miraton rreth 97% të kërkesave. Por kjo kompani këmbëngul se po punon shumë për të pastruar këto pretendime të paligjshme.

Për shembull, Google tha se së fundmi hodhi poshtë një kërkesë nga një kompani e madhe argëtuese që kërkoi të fshinte një rezultat kërkimi që lidhej me një vëzhgim negativ të një shou televiziv të kësaj kompanie. Përcaktimi se çfarë është e drejtë e çfarë jo do ta vështirësojë punën e avokatëve të Google-s që mieren me të drejtat autoriale, sidomos pas kërkesave që janë duke u rritur në mënyrë drastike. Por ky grup i vendosur në selinë e vet në Silicon Valley, më parë do ta mbajë qëndrimin e “status qou”-së,  sesa të përballet me ndonjë ndërhyrje nga qeveria.

“Ne kemi punuar me pronarët e të drejtave autoriale vite me rradhë që ta bëjmë këtë proces sa më efikas”-  tha van Lohmann,  duke shtuar se “krijuesit e politikave shikojnë ndryshimet e mundshme në ligjin për të drejtat autoriale. Ne dëshirojmë të sigurohemi se ata do të kenë fitime nga të dhënat aktuale”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>