Harduer

Google është duke ndërtuar jastëkë ajri për pjesën e jashtme të makinave

Mar 27 2015
0 Shpërndarje
Google është duke ndërtuar jastëkë ajri për pjesën e jashtme të makinave

48f88a12398a4532948f3b2bba4be2159679fc1cNdërkohë që pjesa më e madhe e kompanive teknologjike janë duke punuar mbi krijimin e makinave autonome, nuk do të kalojë një kohë e gjatë përpara se këto automjete të bëhen pjesë e rrugëve të qyteteve tona. Pavarësisht aftësive të larta që ofrojnë këto automjete, ka akoma një pyetje; ‘Si do të mbrojnë këmbësorët kompanitë e prodhimit nëqoftëse makina e tyre inteligjente vendos të ecë me maksimumin e shpejtësisë?’ Google me sa duket e ka gjetur përgjigjen e kësaj pyetje.

Sipas një raporti të publikuar nga Quartz, gjigandi i teknologjisë kohët e fundit është pajisur me një patent që konsiston në ndërtimin e jastëkëvë të ajrit të jashtëm, të njohur ndryshe si airbag, të cilët do të hapen automatikisht gjatë një aksidenti. Sipas patentës ky lloj i veçantë airbegu do të jetë i përshtatshëm për tu vendosur si në makinat inteligjente autonome dhe në ato manuale. Jastëkët prej ajri do të jenë të ndërtuar nga një material special vizko-elastik i cili zbut sipërfaqen e përplasjes gjatë një aksidenti. Kjo ka si qëllim mbrojtjen e këmbësorëve gjatë aksidenteve.

64bcaf59d81d35d6511aac87ca4587ddc9b7366aAshtu siç raporton Quartz, dhe kompania Volvo është duke ndërtuar diçka të tillë për të mbrotjur këmbësorët nga makinat. Por ndryshe nga Google, Volvo ka zgjedhur ti vendosë jastëkët e saj të ajrit në afërsi të xhamit të makinës dhe jo në pjesën e parakolpit. Duket se zgjidhja më e mirë do të ishte kombinimi i këtyre dy sistemeve për ti dhënë këmbësorëve sigurinë që atyre ju duhet. Këta jastëkë ajri jo vetëm që do të shpëtonin jetë por edhe mund ti zhvendosin parakolpet e makinave në një nivel të ri. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>