Lajmet

Google fillon luftën me HTTP

Jul 24 2018
0 Shpërndarje
Deri në Shkurt, mëse 68% e trafikut në Android dhe Windows ishte i mbrojtur nga HTTPS. Google fillon luftën me HTTP

Lufta që Google i ka shpallur protokollit HTTP u ashpërsua sot me lançimin e versionit 68 të shfletuesit Chrome.

Versioni më i fundit i Chrome do të etiketojë sajtet HTTP si të pasigurta. Deri tani vetëm një numër i kufizuar faqesh HTTP etiketohen të pasigurta.

Gjigandi i kërkimi gradualisht ka aplikuar masat e reja për tu dhënë kohë zhvilluesve të kalojnë sajtet në protokollin e ri HTTPS.

Deri në Shkurt, mëse 68% e trafikut në Android dhe Windows ishte i mbrojtur nga HTTPS.

Për më tepër 81 nga 100 uebsajtet më të mëdha në botë përdorin HTTPS.

Ndërsa në parim të gjithë janë darkord që HTTPS është një gjë e mirë, jo të gjithë janë të bindur.

Hulumtesit lëshojnë teori të ndryshme për adoptimin e HTTPS ku sipas tyre shumica kanë filluar adoptimin nga frika e etiketimet nga Chrome sesa si nevojë.

Google gjithashtu ofron këshilla prë kalimin në HTTPS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>