Analiza

Google fillon projektin e informatikës kuantike

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Google fillon projektin e informatikës kuantike

A Google logo is seen at the garage where the company was founded on Google's 15th anniversary in Menlo Park, CaliforniaKompania Google tha që një skuadër e hulumtimit e udhëhequr nga fizikani John Martinis nga Universiteti Santa Barbara i Kalifornisë do t’i bashkohet kompanisë për të filluar një projekt për ndërtimin e procesorëve të rinj kuantikë të bazuar në elektronikën e superpërçuesve.

Laboratori për Inteligjencën Artificiale Kuantike është një bashkëpunim mes Google, Qendrës Hulumtuese Ames të NASA-s dhe Shoqatës së Universiteteve Hulumtuese të Hapësirës (USRA) për të studiuar aplikimin e optimizimit kuantik në inteligjencë artificiale.

“Me një grup harduerik të integruar, skuadra e IA Kuantike do të jetë tani në gjendje që të implementojë dhe testojë dizajne të reja për optimizim kuantik dhe procesorë të interferencës duke u bazuar në gjetjet e fundit teorike e po ashtu edhe në mësimet nga arkitektura e kalitjes kuantike D-Wave,” tha udhëheqësi i inxhinierisë së Google, Hartmut Neven, në blogun e vet hulumtues.

Google, që është duke punuar në projekte duke përfshirë vetura që udhëtojnë pa shofer si dhe robotë, është përqendruar jashtëzakonisht shumë në inteligjencë artificiale gjatë viteve të fundit. Më herët gjatë janarit, Google privatisht kishte blerë kompaninë e inteligjencës artificiale, DeepMind Technologies. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>