Biznes

Google fillon shitjet e syzeve Glass në një turne golfi

May 12 2014
0 Shpërndarje
Google fillon shitjet e syzeve Glass në një turne golfi

google-glass-golfGoogle Glass mund të mos jetë në dispozicion në vazhdimësi për t’u blerë për të gjithë, por Google së fundi ka premtuar që do të gjejë mënyra të reja për të zgjeruar programin Explorer.

Dhe megjithëse janë të shtrenjta, këto syze janë lehtësisht të përballueshme nga pjesëmarrësit në turneun e golfit në Florida. Pavarësisht nga oferta e zakonshme, Google i ka çiftëzuar syzet me një mini-kamerë pa pagesë e cila grumbullon pamje nga klubi i golfit, duke e “hijeshuar” edhe më tej marrëveshjen për lojtarët e golfit.

Tingëllon sikur plani i kompanisë është duke punuar mjaft mirë: sipas përdoruesit në Twitter, Richard Ranick, një person i cili kishte të bënte me shitjet tregon që shitjet kishin dalë shumë më mirë se sa që ishte pritur.

Pasi që Google është zotuar që ta bëjë programin Explorer jo vetëm për dashamirësit e sportit, por edhe për optometri, gatim dhe udhëtim, mund të shohim më tepër paraqitje të këtyre syzeve në ngjarje të ndryshme në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>