Lajmet

Google fillon të bllokojë shtojcat lokale që nuk janë të disponueshme në Chrome Web Store

May 28 2014
0 Shpërndarje
Google fillon të bllokojë shtojcat lokale që nuk janë të disponueshme në Chrome Web Store

1398073_64024590-645x250Google ditën e djeshme filloi të bllokonte shtojcat lokale në Chrome për të mbrojtur përdoruesit e Windows. Kjo do të thotë që duke filluar nga dita e sotme shtojcat mund të instalohen në Chromë për Windows vetëm nëse ato janë të disponueshmë për tu shkarkuar nga Chrome Web Store.

Për më tepër Google thotë se shtojcat që janë instaluar në të kaluarën “mundet që të çaktivizohen automatikisht dhe nuk mund të aktivizohen gjersa ato të jenë të disponueshme edhe në Chrome Web Store.” Kompania nuk specifikoi fjalën “mundet”, por mendohet se kompania mund të bëjë përjashtime për disa shtojca që janë mjaft popullorë për një periudhë kohore. Google po u kërkon zhvilluesve të që të vënë në dijeni kompaninë nëse ato kanë hasur probleme dhe se çfarë mendimi kanë “nëse një shtojcë është çaktivizuar gabimisht”.

Politikat e reja nuk ndikojnë në versionet DEV dhe Canary për Windows, dhe as që aplikohen në versionet e Chrome për Mac, Linux, dhe Chrome OS. Google fillimisht bëri publike ndryshimet e para në politikat e saj ndaj përdoruesve në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se do të hynin në fuqi duke filluar nga janari i këtij viti me lëshimin e Chrome 33.

Me të vërtetë Chrome Beta 33 u lëshua në janar, por duke i dhënë përparësi kërkesave të zhvilluesve, kompania shtyu planet e saj për në datën 1 maj. Me lëshimin e Chrome 35 javën e kaluar, Google ka vendosur që më në fund të bëjë kalimin në politikat e reja. Ky ndryshim jep shpresa se do të limitojë rrezikun nga shtojcat maluer që instalohen në Chromë për Windows. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>