Lajmet

Google fillon testimin e Aplikacioneve të Çastit

Jan 23 2017
0 Shpërndarje
Google njoftoi ditën e sotme se ka filluar testime të kufizuara të Aplikacioneve të Çastit. Kompania thotë se përdoruesit Android mund të provojnë disa prej tyre si BuzzFeed, Wish, Periscope dhe Viki. Google fillon testimin e Aplikacioneve të Çastit

Fillimisht synohet të mblidhen të dhëna bazuar në përshtypjet e përdoruesve përpara se kjo eksperiencë të ofrohet për të gjithë.

Aplikacionet e Çastit debutuan në konferencën e zhvilluesve I/O në Maj të 2016-ës. Si funksionojnë? Ato nuk kërkojnë të instalohen në mënyrë që të funksionojnë.

Thjesht duke klikuar mbi një link URL, aplikacioni do të hapet por nuk do të jetë i njëjtë me versionin e plotë të tij. Sapo ta keni mbyllur, aplikacioni i çastit përfundon aty, megjithëse jeton për pak orë në depon e memorjes.

Google i përshkroi aplikacionet e çastit si shumë të nevojshme në rastin kur dëshironi të kërkoni një vend parkimi, të kryeni një pagesë etj.

Në vend që të vizitoni një sajt mobil të shërbimit apo të shkarkoni një aplikacion të plotë, aplikacioni i çastit do të ishte zgjidhja perfekte.

Në Maj të vitit të kaluar Google tha se dhjetëra partnerë i janë bashkuar kësaj nisme duke përmendur Buzzfeed, Medium, Hotel Tonight, Zumper dhe Disney.

Përdoruesit e Android duhej të kishin parë me kohë aplikacionet e çastit, të paktën nga fundi i 2016-ës. Si zakonisht, Google vjen me vonesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>