Vëzhgim

Google fiton betejën për fotografi përballë Bing

May 11 2011
0 Shpërndarje
Google fiton betejën për fotografi përballë Bing

Të hënën, Google lajmëroi zyrtarisht një lloj të ri të sortiimit në bazë të subjektit të fotografive në Google. Është një rrugë e mrekullueshme për të gjetur atë se çfarë kërkoni, veçanërisht kur ju nuk e dini saktësisht se çfarë jeni duke kërkuar. Google përdor shembuj të dukjes për një lloj të qenit, kur ju nuk e dini emrin e fotografisë. Kërkoni “dog” dhe klikoni në “sort by subject” dhe Google i rikthen rreshtat e fotografive të qenëve sipas llojit (me përjashtim të rreshtit “cute dog”).

Do të ishte interesant që të kërkohej “search engines”. Interesante ishte se kur e bën sortimin në Google images, rreshtii parë i fotografive është “Yahoo”. Google e vendos veten në rreshtin e tretë.

Pa e bërë sortimin në bazë të subjektit, i njëjti kërkim paraqitet, duke radhitur logo të makinave të shumta kërkuese.

Edhe pse fotografitë në Bing duken më pastër, por më e dobishme do të ishin rezultatet e kërkimeve në Google, për shkak të kategorizimit të ri që është futur në Google. Praktikisht, Google-in mund ta shpallim si fitues në betejën për kërkime të fotografive. A pajtoheni edhe ju?/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>