Blog

Google fton njerëz në programin Glass Explorer

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Google fton njerëz në programin Glass Explorer

Google Glass ExplorerGoogle Glass është një nga ato projektet që edhe deri para disa vitesh, nuk besonit se do të ishte e mundur.

Sot me anë të një postimi në Google +, gjiganti i kërkimit tregon se do më shumë aplikantë të përfshihen në këtë projekt.

Para disa javësh ekipi Glass pyeti në Twitter dhe G+ se nëse njerëzit do i kishin syzet, atëherë çfarë do të bënin.

Pasi morën kohën dhe i lexuan të gjitha përgjigjet, kompania përzgjodhi disa persona për ti ftuar në qendrat e tyre dhe tu tregojnë për syzet.

Të përzgjedhurit do të duhet të shkojnë në një nga qytetet Nju Jork, San Fransisko apo Los Anxheles për të marrë syzet e tyre të së ardhmes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>