Harduer

Google Glass duhet të përballet me shumë kundërshtarë të kësaj teknologjie

May 6 2013
0 Shpërndarje
Google Glass duhet të përballet me shumë kundërshtarë të kësaj teknologjie

Disa përdorues të Google Glass kanë mbetur të “tmerruar” nga kompjuteri që vihet si syze dhe që mendohet se do të zëvendësojë smartfonët në të ardhmen.

Do të ishte keq sikur kritikat të shkaktonin dështim të Glass, pavarësisht pritshmërive që kishte bashkthemeluesi i Google, Sergey Brin.

Pavarësisht fushatës së ndërmarrë nga kompania për ti bërë publicitet funksioneve të reja, ekzistojnë shumë ankues dhe refuzues. Edhe pse Google Glass akoma nuk ka dal zyrtarisht në shitje, disa bizense janë totalisht kundra këtyre kompjuterëve syze.

Si për shembull, drejtuesit tek kinematë do të duhen të kontrollojnë për Google Glass pasi mund të regjistrohet filmi dhe të nxirret jashtë, gjithashtu dhe klube të ndryshme do të detyrohen të ndalojnë klientët të veshin syzet kompjutër për regjistrim.

Sipas Business Insider, Glass ka një jetëgjatësi tejmase të vogël të baterisë, shkakton dhimbje koke, ka shumë probleme për tu mbajtur në ambiente me dritë të fortë, gjithashtu është edhe shumë i ndjeshëm ndaj problemeve sidomos gjatë komandave me anë të kontrollit të zërit.

FastCompany’s Mark Wilson citoi se këto syze nuk po sjellin ndonjë gjë të re që smartfonët tanë nuk mund ti bëjnë?

Madje edhe disa shkencëtarë nuk i mbështesin syzet kompjuter:

Steve Mann, një profesor në departamentin e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin e Torontos, tha së fundmi se nëse nuk merren masa kjo teknologji mund të shkaktojë harresë të disa proceseve të trurit.

Ai tha se pas një farë kohe Glass mund të shkaktojë probleme me syrin dhe me procese të ndryshme të nervave që fiksojnë dhe kontrollojnë imazhet. (PCWorld Albanian)

google glasses

Lajmet e fundit>