Harduer

Google Glass kthehet në një aksesor mode

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Google Glass kthehet në një aksesor mode

dvf_shade_frame-624x351DVF | Përgatitur për koleksionin e Syzeve tani është gati për t’u marrë online. Më herët gjatë këtij viti, Google kishte bashkëpunuar me DVF-në, që është studio e dizajnit në Diane von Furstenberg për serinë e vet më të re të dizajnëve të syzeve Google Glass. Koleksioni DVF shton pesë korniza të reja në Glass, që kanë dalë në shitje përgjatë Google ose përgjatë shitësit me pakicë Net-a-Porter. Pesë nuancat e reja dhe tetë kornizat janë përgatitur në veçanti për femra. Kornizat janë në dispozicion në pesë ngjyra dhe do të kushtojnë 300 dollarë, që nënkupton që kombinimi do të kushtojë 1,800 dollarë. Ndërkohë, kornizat Titanium Collecion janë po ashtu në dispozicion në MrPorter për 1650 dollarë.

Siç duket, Google është duke u munduar që të shtojë elemente mode në syzet e veta. DVF po ashtu ka sjell këto syze në javën e Modës në Nju Jork. Shikoni fotografitë këtu. Google ka bashkëpunuar me Luxottica, që nënkupton që kornizat nga brendet si Ray-Ban dhe Oakley së shpejti mund të vijnë për Glass. Për më tepër, duket që Google planifikon që përfundimisht të sjell syzet e veta në mbarë botën. Kjo kompani tashmë ka ndërmarrë hapin e parë të daljes nga SHBA dhe për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Google dëshiron që optometristët, dashamirësit e sportit, shitësit me pakicë online, kuzhinierët dhe udhëtarët të provojnë Google Glass dhe është duke shikuar që të marrë reagimin e tyre për të përmirësuar produktin. Një lëshim më i madh komercial pritet të vijë më vonë gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

dvf_001

Lajmet e fundit>