Biznes

Google Glass mund të shndërrohet në një biznes 3 miliardë dollarësh në vit

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Google Glass mund të shndërrohet në një biznes 3 miliardë dollarësh në vit

google glass veglaNë vitin 2017, sipas parashikimit të një analisti financiar i cili e ka përdorur pajisjen dhe ua ka treguar atë investitorëve, projekti Google Glass mund të vlejë 3.27 miliardë $.

Edhe nëse do të kishte fitim zero, Google duhet të jetë në gjendje të fitojë para nga Glass përmes kërkimeve shtesë, targetimit më të mirë nga mbledhja e të dhënave si dhe të ardhura nga shitja e aplikacioneve.

Në vitin 2017, Google Glass mund të ketë 64 500 përdorues dhe pajisjet mund të shiten për 349 $, sipas parashikimit të Robert S. Peck nga SunTrust Robinson Humphrey. Kështu, syzet mund të sjellin 3.27 miliardë $ të ardhura atë vit në aspektin jo-harduerik. Këto para do të vijnë kryesisht nga reklamat. Për shembull, njerëzit do të kërkojnë për pica duke thënë “Okay, Glass: Google ‘pizza nearby.’” Peck shprehet se reklamat në Glass do të jenë më efektive dhe më të shtrenjta.

Të gjitha këto mund të rezultojnë shumë të vërteta – sigurisht, duke supozuar se Google Glass nuk do të jetë dështim. Për momentin syzet u janë dhënë rreth 10 000 testuesve të cilët kanë paguar paraprakisht 1500 $ për to.

Pavarësisht faktit se Google Glass mund të duket e çuditshme për momentin, Peck mendon se ajo është transformuese. “Nëse ka diçka që duhet të kuptojnë investitorët nga Glass, është fakti se kjo teknologji është unike për arsye se u mundëson njerëzve të kryejnë veprime duke mbajtur kokën lart dhe duke vazhduar aktivitetet e tjera,” shprehet ai.

The New York Times raportoi në shkurt se Google shpreson që Glass të përbëjë 3% të të ardhurave në vitin 2015. (PCWorld Albanian)

GGlass

Lajmet e fundit>