Lajmet

Google Glass nuk do të ketë fillimisht aplikacione për njohjen e fytyrës

Jun 4 2013
0 Shpërndarje
Google Glass nuk do të ketë fillimisht aplikacione për njohjen e fytyrës

Gjatë javës së kaluar, Google postoi zyrtarisht se nuk do të lejonte aplikacione për njohjen e fytyrës në Google Glass derisa të merreshin të gjitha masat e duhura për çështjen e privatësisë.

Pyetjet në lidhje me faktin nëse duhet lejuar apo jo kjo lloj teknologjie në Glass qarkullojnë prej kohësh, që prej ditëve kur u lançuan prototipet e para të pajisjes.

Gjithsesi, kompania shton se ky përjashtim vlen vetëm për momentin për sa kohë të implementohen praktikat e duhura në lidhje me privatësinë dhe të merren vendimet përfundimtare në lidhje me të.

“Kur filluam punën me Programin Explorer rreth një viti më parë, qëllimi kryesor ishte i thjeshtë: donim t’i bënim njerëzit, pjesëmarrës aktivë në formësimin e të ardhmes së kësaj teknologjie, përpara se ajo të lançohej gjerësisht për konsumatorët.

Që prej asaj kohe ju kemi dëgjuar me kujdes si dhe kemi vënë re interesin dhe shqetësimin tuaj për sa i përket çështjeve që janë ngritur lidhur me mundësitë e përfshirjes së teknologjisë së njohjes së fytyrave.

Ne nuk do të shtojmë funksionalitete që realizojnë këtë proces pa qenë fillimisht në rregull me mbrojtjen e duhur të privatësisë. Për këtë arsye, nuk do të aprovojmë asnjë aplikacion për njohjen e fytyrave deri në këtë moment,” është shprehur kompania.

Me këtë deklaratë, kompania hedh poshtë disa aplikacione apo shembuj të tyre, të cilat kishin filluar të qarkullonin në internet. Një prej tyre ishte demoja MedRef, e cila i lejonte punonjësit e spitaleve të merrnin të dhëna mbi pacientin përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës. (PCWorld Albanian)

google glas

Lajmet e fundit>