Harduer

Google Glass përdor çipe të vitit 2011

May 1 2013
0 Shpërndarje
Google Glass përdor çipe të vitit 2011

google glasGoogle Glass mund të jetë një nga pajisjet më të avancuara teknologjike e që në mendjen tonë mund të lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e kësaj fushe, por nëse do të përqëndroheshim tek pjesët përbërëse, mund të themi se është një pajisje që ndërtohet nga komponentë të vjetër, të vitit 2011 për të qenë më të saktë.

Ky lajm ka ardhur nga zhvilluesi Jay Lee, i cili ka bërë disa kërkime përmes Android Debug Bridge.

Në faqen e tij në Google+, ai është shprehur se ka verifikuar që syzet inteligjente të Google funksionojnë me Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich, ka një procesor OMAP 4430 (nuk dihet ende gjë për frekuencën) si dhe ka një RAM prej 682 MB (as 1 GB të plotë), edhe pse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sistem që fuqizohet nga dual-core.

Për ata që nuk janë shumë të interesuar pas procesorëve, ky model nuk është përdorur që prej Droid Bionic dhe Atrix 2 në vitin 2011, duke u bërë kështu një standart i vjetëruar në industrinë mobile.

Çfarë suprizash të tjera mund të na sjellë Google Glass në këtë aspekt? Të presim zbulimin e tyre nga personat të cilët do t’i blejnë syzet për 1500 $ gjatë këtyrë javëve. (PCWorld Albanian)

google glas cmd

Lajmet e fundit>